leoni

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë  kishin granatuar  mbi fshatin Baballoq me rrethinë, kishin shkatërruar shumë shtëpi dhe kishin vrarë dhjetëra civilë shqiptarë. Serbët kishin granatuar fshatrat Hulaj dhe Voksh dhe në këtë sulm vriten 3 shqiptarë dhe 4 ushtarë serbë. Me atë rast serbët kishin granatuar fshatrat e Rekës së Keqe – Ponoshec, Brovinë, Batushë e Morinë. Luftimet për një kohë ishin  zgjeruar  në Komoran, Sllatinë dhe në komunën e Rahovecit. Ishin granatuar  fshatrat Ratkoc, Radostë, Bratotin dhe Brestoc. Më 26 prill në Betejën 24 orëshe që u zhvillua mes forcave të UÇK-së dhe forcave serbe,  në vendin e quajtur, “Varrezat e Cenajve” në Zonën Operative të Shalës ka rënë heroikisht,  Shemsi Ahmeti epror  i lartë i kësaj zone të UÇK-së. Më 26 prill të vitit  1999, në fronte të ndryshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare kanë rënë dëshmorë:  Bafti Jemin  Shala, Selim Salih Veselaj, Arsim Nazmi Muzaqi, Bekim Lutfi Thaçi, Rrustem Nezir Hyseni, Azem Babiqi dhe Salih Matoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …