Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës paralajmërojnë ashpërsim të grevës në javën e ardhshme

​Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës paralajmërojnë ashpërsim të grevës në javën e ardhshme

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton që grevën që e ka vazhduar me datë 14 korrik 2021, do të vazhdohet nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. Sipas ATK-së nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat e tyre nga data 26 korrik 2021 do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Greva do të mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës. Kërkesat që adresohen janë si në vijim: 1. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; 2. Krijimi i kushteve të punës; 3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake).

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …