Armend Zemaj: Kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve

Armend Zemaj: Qeveria Kurti u tregua neglizhente ndaj helmimeve në Deçan, doli në terren pas katër ditësh

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç e quan ai, neglizhencën e treguar ndaj rastit të helmimeve në Deçan. Zemaj që vjen nga kjo komunë, thotë se fatmirësisht situata është menaxhuar mirë nga niveli lokal, pra nga personeli shëndetësor i QKMF-së dhe Komuna e Deçanit. “Kujdesi i Qeverisë ka qenë i vonuar. Nuk e di në aspektin njerëzor se si ndihet një përgjegjës i institucionit. Dolën në terren pas 4 ditësh. Nuk ka nevoje të ketë kërkesë për ndihmë kur 900 qytetarë të vendit tënd kërkojnë ndihmë mjekësore. Edhe po të kishte ndodhur në një vend fqinj, ngritët vigjilenca e një qeverie se a mund t’i del në ndihmë, e lëre më në komunën në brendi të shtetit”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …