Rasti Haradinaj të jetë precedent ndaj fletarrestimeve të Serbisë

Më 1 shkurt në Colmar të Francës mbahet seanca e parë gjyqësore kundër Ramush Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në një seancë gjyqësore,  e cila do të mbahet me 1 shkurt, në një gjykatë të qytetit Kolmar të Francës,  do të bëhet paraqitja e materialit që ka sajuar Serbia kundër tij. Haradinaj ka shkruar se shpreson që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Beogradi zyrtar. Në një postim të tij Haradinaj ka falënderuar bashkëkombësit në vend dhe në mërgatë  për mbështetjen që e kanë manifestuar për të dhe  për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës ka qenë vetëm një farsë  politike.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …