leoni

100 euroshi para balotazhit, Kurti nën akuza për keqpërdorim të pushtetit dhe blerje elektorale

Vetëm pak ditë para balotazhit në 18 komuna, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpërndarë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh për studentët, një vendim që është cilësuar nga opozita dhe shoqëria civile si “fushatë e maskuar parazgjedhore” dhe “keqpërdorim i buxhetit shtetëror për përfitime elektorale”. Kurti njoftoi përmes mesazheve direkte studentët se janë përfitues të kësaj ndihme, veprim që u interpretua si tentativë për të ndikuar në vullnetin votues vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Opozita reagoi ashpër, duke e akuzuar Kurtin për abuzim të taksave publike dhe manipulim politik me shtresat e ndjeshme. Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e quajti vendimin “abuzim të pastër me paratë e qytetarëve të varfëruar”, ndërsa lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi si “blerje të votës me 100 euro”. Ai shtoi se një qeveri që nuk ofron perspektivë për rininë, po përpiqet t’ia blejë heshtjen. Sipas tyre, nëse qëllimi do të ishte ndihma për studentët, ajo do të jepej në fillim të vitit akademik, jo në prag të zgjedhjeve. Ky “100 eurosh i Kurtit” pritet të mbetet një nga episodet më të debatueshme të këtij cikli zgjedhor, duke hapur diskutim të gjerë mbi kufirin mes ndihmës sociale dhe propagandës politike në prag të votimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, këtë javë e viziton Kosovën ku do të pritet nga të gjithë liderët e lartë shtetëror

Gjykata Speciale rezervon një ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clarkut në mbrojtje të Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar kërkesën e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi për …