“120 rroga, 0 përgjegjësi” – Performancë simbolike kundër bllokadës së Kuvendit

Mëngjesin e 27 majit 2025, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një performancë simbolike para ndërtesës së Kuvendit, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokadës së zgjatur në procesin e konstituimit të këtij institucioni. Performanca u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për ta konstituuar Kuvendin, që sërish dështoi. Para hyrjes kryesore u vendosën ulëse që imitonin sallën plenare, mbi të cilat ishin vendosur pankarta me mesazhe kritikë ndaj klasës politike. Mesazhet më të spikatura përfshinin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë” dhe “Për çka ju kemi zgjedhur?”. Organizatorët theksuan se bllokada po minon besimin e qytetarëve në demokracinë përfaqësuese dhe kërkuan përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga deputetët që po pengojnë funksionimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …