Tema të tjera...
Platforma qytetare Liria Ka Emër njoftoi se mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë, duke mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që po gjykohen në Hagë. Sipas njoftimit, sheshi dhe rrugët kryesore ishin të mbushura nga qytetarë të të gjitha komunave të vendit, diaspora dhe vizitorë ndërkombëtarë. Marshimi u bë një moment historik i solidaritetit dhe qëndresës qytetare, duke mbrojtur figurat e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dhe duke e shndërruar marshin në ngjarjen më masive të këtij lloji në historinë e Kosovës së lirë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
