Dyfishohen rastet me virusin korona ne Kosovë, vetëm në 24 orët e fundit konfirmohen 221 raste të reja

144 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 76 raste të tjera me virusin korona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …