17 nënkolonelë nga Kosova diplomohen në Shqipëri

Pesëdhjetë e tre nënkolonelë dhe majorë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë përfunduan me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e përfundimit të këtyre dy kurseve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përgëzoi oficerët dhe pedagogët për vullnetin për ta përfunduar vitin akademik edhe kushtet e vështira të diktuara nga pandemia. “Jemi në prag të një ngjarje vërtet të rëndësishme, që është rezultat i një pune shumë të gjatë e të vështirë nga të gjithë ne. Jemi në prag të një momenti kur Akademia e FA do të rifitojë me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të Forcave të Armatosura, theksoi ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë. Olta Xhaçka. Nga 53 të diplomuarit, 17 ishin pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …