OEA u kërkon institucioneve të Kosovës të shmangin luftën e brendshme politike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar të gjitha institucioneve të Kosovës,  ekzekutivit dhe legjislativit  dhe partive politike që të shmangin luftën e brendshme politike. Oda Amerikane beson fuqishëm se në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon sektori privat në veçanti dhe ekonomia e vendit në përgjithësi, është më se e nevojshme që temat e natyrës politike dhe mospajtimet rreth tyre të mos mbidominojnë temat që lidhen me përkrahjen e sektorit privat dhe rikuperimin e ekonomisë pas pandemisë COVID19. Oda Amerikane rikujton udhëheqësit politikë të Kosovës se zhvillimi ekonomik kërkon një qasje të unifikuar nacionale ndërmjet të gjithëve hisedarëve politikë dhe jopolitikë, e cila do të kulmonte me një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik dhe do të garantonte konsistencën në qeverisjen ekonomike në vitet në vijim. Diskursi thellësisht përçarës politik i muajve të fundit, fatkeqësisht nuk i kontribuon synimeve të lart përmendura, ka konstatuar në mes tjerash Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …