leoni

Ministria e Financave po shqyrton propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional

Ministria e Financave njofton se është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10 për qind të kursimeve në Trustin Pensional të Kosovës. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka deklaruar se ministria është duke shikuar mundësinë për të kompensuar për të gjithë qytetarët njësoj. Kjo çështje është si ide, qëllimi primar ka qenë që të mobilizohen më shumë fonde për të rritë kërkesën agregate dhe ofertën. Se a do të ketë kompensim jemi duke e shqyrtuar këtë çështje se si ka me qenë pasi ne duhet të jemi të kujdesshme pasi nëse shohim tabelat e trustit të qytetarëve, një pjesë e madhe ka kursime shumë të vogla. Një pjesë e madhe kishin me përfitua shumë pak.Në anën tjetër një pjesë tjetër kishin me përfitua shumë. Nëse këtë kompensim e bëjmë barabartë varësisht prej tërheqjes nuk është në rregull. Është duke u diskutuar për të gjetur modalitetin nga i cili ndahen të kënaqur të gjithë, ka deklaruar zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …