Brickos

29 vite nga aplikimi i masave të dhunshme nga Serbia kundër Universitetit të Prishtinës

Sot është 29 vjetori i përpjekjeve intensive të Serbisë për ta shkatërruar e shuar në tërësi sistemin arsimor të Kosovës. Me qëllim të realizimi të këtij qëllimi kundër përparimit dhe emancipimit të popullit shqiptar në Kosovës, Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës. Më pastaj filluan masat e tilla të dhunshme edhe kundër sistemin arsimor parauniversitar duke i dëbuar studentët dhe nxënësit shqiptar jashtë objekteve edukativo-arsimore të cilat i kishin ndërtuar me shumë mund e sakrifica. Sapo u mbyll semestri veror i vitit akademik 1990/91, më 28 qershor 1991 Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës. Gjatë vitit të ri akademik udhëheqësja e dhunshme, e dominuar nga kuadrot serbo-malaziase, e rritën numrin e studentëve për 923 studentë, kryesisht studentë serbë të sjellë nga viset e ndryshme të Serbisë dhe të Malit të Zi. Më 14 shkurt 1992 Universiteti i Prishtinës njofton se më datë 17 shkurt të po këtij viti do të fillonte mësimi në nivelin universitar në shkollat shtëpi. Dhe pikërisht, 16 vite më vonë, më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova do ta shpall pavarësinë pas përpjekjeve të gjata dhe luftës së armatosur të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …