22 vjeçar por me zemër të madhe

Adriatik Safet Hoxhaj nga Kllodernica, me banim në Zvicër ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt, në këtë kohë pandemie, donacion ky të cilin e solli babai i tij Safet Hoxhaj. Në emër të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, falënderoi donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Kujtojmë që të gjitha ndihmat po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …