Vihet Gurthemeli për vendosjen e bustit në SHFMU,,MAXHUN ÇEKAJ’’ në fshatin Irzniq

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, drejtorin e kësaj shkolle Mehdi Dodaj, asamblistin Milazim Mushkolaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, në oborrin e SHFMU,,MAXHUN ÇEKAJ’’ vendosën gurthemelin për vendosjen e bustit të Heroit në këtë tempull të dijes. Vendosjen e gurthemelit e bëri Kol. Abdyl Mushkolaj nga OVL-UÇK në Deçan dhe vajza e Heroit Mirlinda Çekaj. Busti i Heroit është në përfundim e sipër dhe besoi se pasi të kaloi situate më COVID-19 do të vendoset aty në vendin e merituar në shkollën ku Heroi Maxhun Çekaj, ishte edhe mësimdhënës dhe nxori gjenerata të tëra nga ky tempull i dijes i cili tashmë më krenarin mbanë emrin e tij. Kështu tha kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke i falënderuar të gjithë ata të cilët dhanë kontribut në një mënyrë apo tjetrën për realizimin e këtij projekti me vlerë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …