Komuna e Deçanit si gjithmonë e përkushtuar për një mjedis të pastër

Komuna e Deçanit si gjithmonë e përkushtuar për një mjedis të pastër, po vazhdohet me punë të mira në ruajtjen e ambientit në qytetin e Deçanit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thënë se, e kaluara me bashkëpunimin e qytetarëve ka shtrirë shërbimin në Komunën e Deçanit dhe çdo ditë jemi duke pastruar e rivitalizuar deponitë e krijuara më herët, e që japin pamje jo të mirë komunës sonë. Së bashku me kompaninë “Higjiena” vijojmë me pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave në komunën tonë. Kemi akoma shumë punë për të bërë, por së bashku do ia dalim ta bëjmë Deçanin një qytet ekologjik ku fëmijët tanë do të krenohen më ne! Le të reflektojmë sot e çdo ditë, dhe të japim imazhin e duhur në përpjekjet për një mjedis të pastër! Me angazhimin e të gjithëve do ta përballojmë pandeminë Covid-19 duke ju rikthyer jetës së përditshme në komunën tonë me bukuri natyrore dhe vlera kombëtare!

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …