leoni

Dita Botërore e Tokës- 22 Prill

Që nga ardhja e Kryetarit Bekim Jashari, në krye të Komunës së Skenderajt, një kujdes të veçantë i ka kushtuar mbrojtjes së tokës nga degradimi, duke u angazhuar në eliminimin e qindra deponive ilegale të mbeturinave që kanë ekzistuar me vite të tëra në komunën e Skenderajt. Po ashtu në këtë periudhë janë mbjellë shumë drunj dhe është bërë rritja e hapësirave të gjelbërta në zonën urbane të qytetit. Krahas kësaj janë dhënë edhe gjoba për ndotësit e mjedisit, me qëllimin e vetëm që të rritet ndërgjegjësimi dhe vetëdija e qytetarëve për të mos ndotur mjedisin ku jetojmë dhe veprojmë. Kryetari Jashari ka thënë se pavarësisht investimeve dhe punës sonë në krijimin e një mjedisi të pastër dhe një qyteti ekologjik, jetike mbetet vetëdijesimi dhe kujdesi i qytetarëve për të mos ndotur mjedisin duke hedhur mbeturina jashtë vendeve të caktuara. “Andaj edhe sot në Ditën Botërore të Tokës, bëjë apel tek të gjithë qytetarët që të mbrojmë tokën tonë të shenjtë, për të cilën dhanë jetën gjenerata me radhë, të mbrojmë atë nga degradimi dhe kështu të forcojmë lidhjen tonë më natyrën që na jep kuptim”, është shprehur tutje Kryetari Jashari.

Të bashkuar në mbrojtje të tokës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …