Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

23 raste të reja nga virusi korona, asnjë viktimë dhe 26 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Në raport thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në vendi tonë janë evidentuar 23 raste të reja, janë shëruar 26 të infektuar dhe nuk ka pasur asnjë viktimë. Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjithashtu mësohet se numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 481 ndërsa i rasteve të shëruara nga koha e paraqitjes së pandemisë, ka arritur në 224 mijë e 242 qytetar. Prej fillimit të vaksinimit e deri më tani, në vendin tonë janë dhënë 1 milion e 824 mijë e 555 doza të vaksinës ndërsa deri më sot, 821 mijë e 432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …