Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt Mesha për ditën e Pashkëve, e cila u drejtua nga ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt Mesha për ditën e Pashkëve, e cila u drejtua nga ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji. Duke folur për rëndësinë e Pashkëve, ai theksoi se kjo ditë është dita e ringjalljes së Krishtit dhe theksoi se ringjallja e Krishtit do të thotë se popullit duhet t’i japin pjesën e mirë që i takon, dashurinë, paqen dhe guximin. “Feja është progresive nuk mundet askush të besojë menjëherë sepse për të besuar që është ngjallur duhet të besojmë që ka vdekur. Për të besuar që ka vdekur duhet të besojmë që e kemi shkaktuar ne njerëzimi prej Adamit e deri te unë vdekjen e tij. Për të besuar duhet ta kemi shpirtin e zotit sepse ne e kemi zemrën që ngutet, e kemi arsyen që frenon, është veç shpirti i Zotit që na çliron dhe na bën të kuptojmë se as duke u ngutur as duke frenuar, por duke ecur gjurmës së të vërtetës apsolute se Zoti është shpëtimtari ynë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …