24 milionë euro janë ndarë për Kosovën si fonde të asistencës buxhetore të përgjithshme të BE-së

24 milionë euro janë ndarë për Kosovën si fonde të asistencës buxhetore të përgjithshme të Bashkimit Evropian

Në këtë muaj, në Thesarin e Kosovës është paguar një shumë prej 24.05 milionë euro si fonde të asistencës buxhetore të përgjithshme të BE-së për të zbutur ndikimin e COVID-19, për të mbështetur modernizimin e administratës publike të Kosovës dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike. Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fonde shumë të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti zbulon ofertën për Nismën: Limajt i ishin propozuar katër pozita të larta me vetëm tre deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka zbuluar …