24 vjet më partë më 26 shtator 1998 forcat policore e ushtarake serbe masakruan 23 pjesëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme

Gjatë ofensivave të shtatorit të vitit 1998, forcat serbe  kishin sulmuar shumë pozicione të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Më 25 shtator, një automjet policor serb ishte hedhur  në erë nga një shpërthim në rrugën midis Likocit dhe Abrisë së Epërme. Serbët kishin pësuar edhe në disa vene të tjera. Sipas medieve të huaja të asaj kohe  policia speciale serbe më 26 shtator  ishte hakmarrë duke vrarë 27 civilë. Atë ditë  serbët  masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare. Midis këtyre ishin 9 gra dhe 5 fëmijë. Ata ishin ekzekutuar në një pyll, jo larg fshatit ku  ishin strehuar. Më vonë, po atë ditë, 14 burra, disa kilometra larg Abrisë së Epërme, u maltretuan për disa orë, pastaj përfundimisht 13 prej  tyre  u ekzekutuan në fshatin Goluboc. Pas masakrës së asaj dite  u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin goditur në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një masakre barbare. Më 27 shtator studiuesit dhe gazetarët e HRW mbërritën në fshat dhe dokumentuan masakrën, duke e përhapur kudo në mediet botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …