Sherif Krasniqi: Në 24-njëzetë e rënies doli nga shtypi monografia për Dëshmorin e kombit – Hero Fatos Sh. Krasniqi

Me rastin e përvjetorit te njëzetë e katërt te rënies del nga shtypi libri, monografia për Dëshmorin e kombit – Hero Fatos Sh. Krasniqi.

Sot, më 26 shtator mbushen 24 vjet nga rënia ne altarin e Lirisë të dëshmorit e heroit të  kombit, Fatos Krasniqi. Është vështirë te mendosh qe fizikisht nuk gjendesh ne mesin tone, Fatos, por vepra jote sublime dhe heroizmi yt sublim për çlirim, liri, atdhe dhe popull neve si familje na bene krenar, ndërsa Ty te bëjnë te gjallë këto virtyte heroizmi dhe sublimi për atë me te çmueshmen Liri! Dëshmoret nuk kane vdekje ! Ata kane vetëm lindje ! Andaj Lavdi për te gjithë dëshmorët dhe heronjtë e popullit te te gjitha kohërave te historisë tone te lavdishme! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare te Dardanisë vlera me madhore nder vlerat historike te Kombit tone Heroik e Liridashës! Sot  me 26 Shtator për te respektuar e përkujtuar Dëshmorin  Hero bëhen homazhe ne kompleksin e varrezave te dëshmoreve te kombit “Pëllumbat e Lirisë” ne fshatin Fatos (Negroc) nga ora 11 00, si dhe tek lapidari i dëshmorit. Lavdi te gjithë dëshmorëve te populli! Lavdi Komandantit Legjendar ,Adem Jashari!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RRGK: Ngacmuesit seksualë të largohen nga Universiteti i Prishtinës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me numrin alarmues …