Ylli Mece

Ylli MEÇE: OPERACIONI ( MBAS LUFTE ) I “TIK” ALIMADHIT : “ KOHA NA DHA TË DREJTË NEBALLISTËVE”

Kryetari i “Ballit Kombëtar” ose “Ballkomi”- i A.Alimadhi, sikurse e kanë quajtur aleatët tanë të dikurshëm pro perëndimorë, mbasi hedh një lumë sharjesh nga më të ndyrat ndaj autorit të shkrimit me titull:“ Është turp të rrahësh një ballist… “ , deklaron në faqen e tij se “ koha ne ballistëve na dha të drejtë” dhe kur ai shprehet “ne” e ka fjalën për gjithë ballistët, legalistët, apo dhe gjithë organizatave të më vonshme kundër revolucionare që me armë në dorë dhe pjesëmarrës nëpër bandat e diversantëve u përballën dhe dështuan me turp kundër divizioneve tona të mbrojtjes së popullit. Sigurisht, ajo është faqja e tij personale dhe Tik Alimadhi, mund të shkruaj çfarë të dëshirojë ai dhe nuk është aspak e drejta ime ti diktoj se çdo shkruaj. Por me qenë se flet e shkruan në emër të “Ballit”, si një organizëm politik duke shpalosur ”meritat” e kësaj organizate famë keqe që e ka dënuar historia, unë në emër të atyre që udhëhoqën luftën e lavdishme Aacional Çlirimtare që dolën malit për çlirim kombëtar e shoqëror, në emër të atyre që dhanë jetën për këtë tokë, në emër të asaj shtrese që u shtypën dhe u shfrytëzuan pa mëshirë nga bejlerët e agallarët dhe disa spitullaqër me flokët e krehura alla ”Ciano”, pra në emër të tyre, më duhet të ribëj dhe një herë fare shkurt radiografinë e analizës së kësaj kufome historike që është simbol tradhtie.

 “Koha vërtetoi se ne kishim të drejtë” deklaron Tiku, duke tundur “flamurin e fitores” kryetari aktual i ballistëve. Shtrohet pyetja : Cili shtet nga aleatët e mëdhenj si Angli, URSS dhe Amerikë ka tërhequr vlerësimin që i kanë bërë kësaj organizate kolaboracioniste me armikun apo dhe organizatave të tjera gjatë luftës së dytë botërore? Gjatë kohës së luftës kolaboracionistët me fashizmin nuk ishin vetëm fenomen shqiptar, por një fenomen i cili lindi në kushte të caktuara të një agresioni të madh me përmasa kontinentale dhe botërore. Kolaboracionizmi është element i një fenomeni shoqëror, që në kushte okupacioni e vendos gjithë qeverinë drejtuese të vendit të pushtuar nën drejtimin okupatorit. Në situata lufte, vihet në provë jo vetëm qëndrimin e gjithë popujve, por dhe shtresat e ndryshme brenda tyre. Nga ky kënd vështrim, kolaboracionistët i shikojmë në dy grupime të mëdha: 1 ) – Ata që bashkëpunuan direkt me fashizmin duke u vënë në shërbim të tyre si psh Sh. Vërlaci, R. Mitrovica, Xh. Deva, B. Omari F. Dibra etj . Në mënyrë analoge i tillë ish dhe Kuislingu i Norvegjisë, Horti i Hungarise, Antonesku i Rumanisë, Nediç i Kroacisë e deri te gjysëm republika franceze e Vishisë e cila përfundoi si e tillë si rezultat i tradhtisë së F .Pëtenit në Francë . 2 ) – Kolaboracionistë të tillë quhen dhe ata që u përbetuan se do e luftonin pushtuesin, por nga veprimtaria e mobilizimit, vetëm me fjalë dhe zvarritjeve për të filluar aksionet kundër pushtuesve, kaluan dhe dhe ndihmuan duke u vunë direkt në shërbim të okupatorit. Këto në pamjen e parë,por dhe në thelb ishin organizata nacionaliste të cilat duke parë tendencën se krahu i luftës organizohej drejtohej dhe mund të fitohej nga partizanët që udhëhiqeshin nga Partitë komuniste, duke qenë se ata e kuptonin se një fitore e komunistëve do të ndryshonte sistemin shoqëror, pra rendin politik, ata u lidhën hapur dhe bashkëpunuan po aq hapur me fashizmin.

Për këtë nuk ka aspak nevojë që unë të përmend fakte dhe do mjaftonte këtu qarkorja e M. Frashërit i cili u bënte thirrje ballistëve të mos i pritnin me armë repartet e nazistëve gjermanë që po futeshin në Shqipëri nga Greqia, për të plotësuar vakumin bosh që lanë fashistët italianë mbas kapitullimit të tyre në fund verën e vitit 1943. Fundi i luftës e pozicionoi Ballin Kombëtar jo si një organizatë që luftonte fashizmin, por si një repart i çarvalitur, i cili jo që nuk e kish në mendje luftën ndaj tij, por ai duke e para ndierë tërmetin e madh që po pësonte shoqëria shqiptare me përmasat e mëdha të luftës të udhëhequr nga PKSH-ja e cila drejtonte tashmë dhe Këshillin e Përgjithshëm Nac- Çl, ishin çoroditur aq keq saqë nuk u besonin më as aleatëve të mëdhenj por morën rrugën e arratisë drejt Italisë dhe Gjermanisë, nga ku disa krerë si M.Frashëri, A.Këlcyra etj do të burgoseshni në Itali si kolaboracionistë të fashizmit.

Me këtë rast burgosja e tyre ishte në përputhje dhe me vendimin e aleatëve të mëdhenj që fill mbas luftës së dytë botërore, detyrë imediate ishte vendosja para organeve të drejtësisë jo vetëm i jerarkve të lartë nazi-fashistë, por dhe gjithë b/punëtorëve të tyre. Kështu vepruan francezët me Pëteinin që e dënuan me vdekje, me Kuislingun e Norvegjisë, Hortin e hungarisë me Antoneskun e Rumanisë etj. Edhe vet ish Italia fashiste i dënoi kolaboracionistët e vet të republikës së SALO-së së Musolinit mbas çlirimit të saj më 25 prill 1945. Le të kalojmë tani te shefat e misioneve angleze të vendosura pranë Ballit dhe Legalitetit si Maklini apo Emeri, të cilët me gjithë mundimet e tyre, ata nuk mundën dot për t’i hedhur ballisto- zogistët në luftë, sepse nëse me të vërtetë do kish ndodhur kjo, të paktën do lanin mëkatet e tyre sikurse e thotë dhe populli që “ më mirë vonë se sa kurrë”, por ja që ballistët si ballistët, ata kurrë nuk u hodhën seriozisht në luftë, e kuptonin se këtë luftë e kish të fituar PKSH-ja dhe Nac- Çlirimtarja. Kjo dëshirë kaq e madhe e misionarëve anglezë, rridhte nga nevoja e tyre politike që mbas çlirimit ata të mund të luanin një rol parësor në politikën e Shqipërisë sikurse luajtën me Greqinë duke sabotuar luftën e partizanëve grekë dhe për të mikluar krerët e lëvizjes NAC-Çl ata (misionarët englezë) ose më saktë zyra qendrore e aleateve ne Bari ne dt.14. 7. 1944 i jepnin direktive “Radio Londres” që …”Organizata nacionaliste “Balli Kombëtar” të cilësohet si një organizatë kolaboracioniste dhe të denoncohet si e tillë. ( PWE dt. 14. 7. 1944 Pro- fo371/43561 ). Kjo do të thotë nga ana tjetër se Anglo-Amerikanët tashmë e kishin shumë të qartë se lëvizja Nacional- Çlirimtare ishte e pandalshme dhe që po e çonte Shqipërinë drejt çlirimit të saj.

Pra nëse i referohemi kohës që flet Tik Alimadhi duhet të kuptojë se vërtetë anglo-amerikanet ishin e ngelën antikomunistë, por ata pranuan dhe bashkëpunimin me te gjitha ato vende që në ballë të luftës ishin partizanët e udhëhequr nga komunistët. Shembullin e parë të këtij bashkëpunimi ata e dhanë me URSS dhe Stalinin. Ata( pra Anglia dhe Amerika) e pranuan dhe u angazhuan në luftë të përbashkët kundër nazi- fashizmit, pavarësisht se nga ç’motive udhëhiqeshin. Pse nuk vepruan kështu dhe ballistët tanë? Peza jua u dha mundësinë, por ata e braktisën. Edhe në Mukje që dëshironin të formonin një Front të përbashkët me komunistët,vendosnin kushte që dhe pa hedhur asnjë armë ndaj armikut të ishin pjestarë në bashkëqeverisje. Ndaj ata e braktisën luftën, e braktisën sepse krerët ballistë nuk mund të duronin dot të bëheshin një “ajka” me “ brekëgrisurit”, me ballin e kombit që ishin të gjithë bejlerë agallarë e çifligarë të mëdhenj ngaqë e kuptonin se një fitore e komunistëve ishte humbje e tyre si klasë sunduese, ky është thelbi.

Bashkëpunimi Stalin, Churçill, Roosevelt (Truman) është shëmbulli më i qartë, i cili vërteton katërcipërisht se jo vetëm vende me sisteme të ndryshme por dhe subjekte të ndryshme politike mund të bashkëpunojnë për të luftuar çdo lloj pushtuesi. Këtë gjë Balli nuk e bëri duke e humbur dhe mundësinë që ta tregonte vetveten se vërtetë nuk ishin komunistë, por ishin atdhetarë dhe si të tillë do e luftonin armikun, sikurse benë psh në Francë, Fronti për çlirim, me PK te M. Torezit, apo sikurse bënë forcat e tjera demokratike të Italisë me P. Toliatin e S. Pertinin që e çuan Italinë drejt çlirimit etj..etj. Francezët ndëshkuan shumë rreptë dhe disa vajza të tyre që flirtonin me nazistët e jo më tradhtarët. Mos vallë kjo për hatër të të njëjtit regjim( sepse Franca si para, gjatë por dhe më mbas) duhej të falte kolaboracionistët me fashizmin.?!.. Në kohën e luftës Hitleri, gjithë robërit rusë në zonat e pushtuara i mobilizoi në një armatë duke i ri hedhur ato tashmë kundër Stalinit  Mos kjo armatë mbas rënies dhe tradhtisë që ju bë socializmit ne BS duhet të deklarojnë si Alimadhi…. se koha tregoi se kjo armatë kish patur të drejtë kur u hodh kundër Stalinit, sikurse ju hodh Hrushovi ne Kongresin e XX-te ? Jo kryeballist, jo ! Epoka u dha të drejtë komunisteve dhe partizanëve luftëtarë në të gjithë Evropën ndaj dhe ata fituan me nder e me lavdi mbi fashizmin sepse bënë një luftë të drejtë me karakter Nacional e Çlirimtar. Këtë fitore ti dhe i gjithë soji e sorollopi ballisto – zogist, jo vetëm se nuk mund ta tjetërsoni, por kurrë dhe mbaje mënd sot e mot, kurrë nuk do të mund ta errësoni dot sepse në epoka të tilla nuk flasin individë si unë e si ti ,por flet vet historia dhe sa për dijeni, historia ngaqë është vet e vërteta nuk ka aspak nevojë për avokati.

Nëse ju me shprehjen se “Koha tregoi se ju(ballistët) kishit të drejtë” doni të thoni se ja… tani në Shqipëri u vendos një regjim demokratiko – borgjez sikurse e ëndërronte “Tatja” me ballistët protosocialistë( ose parasocializmit), ju ketu kini të drejtë, por ama dhe kjo nuk është vepër e juaja, sepse Enveri na kishte paralajmëruar dhe na kishte dalë borxhit kur theksonte:
Është e lehtë ta marrësh pushtetin, por më e vështirë është ta mbash atë. Dhe ne nuk e mbajtëm, sepse po ta kishim dëgjuar ti dhe gjithë karvani juaj kurrën e kurrës nuk e merrnit dot. Provat i dhanë para ardhësit e tu të cilët na erdhën prej mërgatës së qyqeve si diversantë dhe që thua ti Tiku, të gjitha ato përfunduan sikurse e meritonin, madje me disa prej tyre u tallëm dhe me Amerikën. Jam i sigurt se ju këto i dini. Përmbysja e socializmit në Shqipëri, nuk është aspak vepër e juaja, as dhe e gjithë reaksionit të brendshëm, por e vet degjenerimit të PPSH mbas vdekjes se Enver Hoxhës që dhe ju u turrët me vrap si aleatët e rinj të “ballisteve socialistë të degjeneruar. Të R.Alisë Kështu që kurrë mos i atribuoni vetes merita të pa merituara .Tani si thua ti ta mbyll dhe unë sikurse e hap ti çdo faqe tënden me thirrjen : Shqipëri e shqiptarëve dhe vdekje tradhtarëve”!

Teksa unë me thirrjen partizane

Para partizanë ! Vdekje fashizmit ! Liri popullit

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: INTERVISTË ME VETVETEN PËR ENVER HOXHËN

(Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Tij ) Shpesh herë pyes veten:- Në periudha …