Hyrja e trupave te NATO-se

25 vjet më parë, më 12 qershor të vitit 1999, trupat e artilerisë dhe të këmbësorisë së NATO-s, kanë hyrë në Kosovë

25 vjet më parë, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, të cilat kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa një ditë më parë, sipas marrëveshjes së Kumanovës kishte filluar  largimi i të gjitha forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova që ishte paraparë të përfundonte më 21 qershor. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i quajtur UNMIK i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Po më 12 qershor të vitit 1999 kishte filluar  tërheqja e planifikuar e forcave serbe nga Zona e Llapit. Edhe gjatë tërheqjes, forcat serbe kanë djegur shtëpitë e shqiptarëve në rrugët nga ku kanë filluar të tërhiqen. Më 12 qershor të vitit 1999 Komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan, Vesli Klark ka bërë të ditur se forcat serbe kanë filluar të tërhiqen në drejtim të Serbisë, ashtu sikur parashihej në marrëveshjen e Kumanovës. Ai kishte bërë të ditur po ashtu se NATO-ja i kishte pezulluar bombardimet, por ato mund të rifillonin në rast se Serbia nuk i përmbahej marrëveshjes për largim nga Kosova.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …