Yll Buleshkaj: 27  zyrtarë publikë ende nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë

27  zyrtarë publikë ende nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka deklaruar Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Ai ka shtuar më tutje se  për 110 zyrtarët që kanë deklaruar me vonesë, janë shqiptuar gjoba 30 për qind të pagës, ndërsa për 27 të tjerët Agjencia është në përgatitje të kallëzimeve penale. “Agjencia është në përfundim të këtij procesi. Në të njëjtën kohë jemi duke zhvilluar procesin e korrektimit të lëshimeve, që kanë bërë subjektet deklaruese gjatë procesit të deklarimit të fundit. Tashmë si proces është mbyllur. Ata të cilët kanë evidentuar lëshime kanë pasur afat të mjaftueshëm për të korrektuar ato. 27 personat ne do t’i dërgojmë në prokurori dhe mund të merret vendim dënimi dhe gjobë shtesë” ka theksuar mes tjerash drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …