Në vendin tonë qëndron për vizitë disa ditore ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo

Në vendin tonë qëndron për vizitë disa ditore ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Lajmi është bërë i ditur nga lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. “Sot vjen për një vizitë treditore në Kosovë Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Ekselenca e Tij Ambasador Mahmoud Thabit Kombo. Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e ashpra të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës. Kam pasur kënaqësinë ta shoqëroj Ministrin Kombo gjatë vizitave të tij nëpër Evropë dhe jam shumë mirënjohës që ai ka pranuar të vizitojë edhe Kosovën.

Mirë se vjen, miku im Mahmoud!, ka shkruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …