Më 3 prill shfaqet premiera e filmit dokumentar për dëshmorin e kombit, Sherif Frangu

Më 3 prill shfaqet premiera e filmit dokumentar për dëshmorin e kombit, Sherif Frangu

Më 3 prill shfaqet premiera  e filmit dokumentar për dëshmorin e kombit, Sherif Frangu, i martirizuar  nga policia speciale e Beogradit në demonstratën e 3 prillit të vitit 1981 në Ferizaj. Dokumentari me titull, « Feniksi i Pranverës së Madhe 1981 », i autorit, Ismet Rashiti, shfaqet në në 36 – vjetorin e rënies heroike të Sherif Frangut. Në film për herë të parë paraqiten fakte  dhe xhirime arkivore nga demonstratat e vitit 1981 dhe dëshmi konkrete nga protagonistët kryesorë të atyre ngjarjeve të mëdha. Dokumentari do të shfaqet në Kino ABC të Prishtinës, më 3 prill 2017, duke filluar në orën 14.00.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …