Brickos

1 prill 1981

Më 1 prill 1981 mijëra studentë, nxënës e punëtorë mbajtën një protestë masive në qendër të Prishtinës

Pas fillimit të protestave paqësore të studentëve, më  11 mars në Prishtinë dhe shtypjes së tyre brutale nga policia jugosllave më  26 mars, ditën kur kishte parakaluar  Stafeta e kultit të Titos, më 1 prill të vitit 1981 studentë, nxënës e punëtorë mbajtën një protestë masive në qendër të Prishtinës, duke kërkuar lirimin e protestuesve nga burgu dhe duke paralajmëruar revoltën popullore kundër shtypjes shfrytëzimit që i bëhej Kosovës, por duke paraqitur edhe kërkesa për avancimin  e pozitës kushtetuese të Krahinës së Kosovës në Republikë të barabartë në federatën jugosllave. 1 prilli i vitit 1981 në Prishtinë shënoi  fillimin pa kthim të rrugës për ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Në ditët pasuese  më 2 dhe 3 prill protestat përfshinë tërë vendin ku pati 10  të vrarë, qindra të plagosur dhe mijëra shqiptarë  të arrestuar. 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …