5 viktima dhe 568 raste të reja të infektuara nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore nga virusi korona, pesë qytetar kanë humbur jetën. Po gjatë kësaj periudhe kohore, janë infektuar 568 raste të reja ndërkohë që janë shëruar 398, 299 prej të cilëve nga bashkia e Tiranës. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …