leoni

Kryetari Ramosaj ka vizituar disa nga shkollat ku po bëhen investime nga komuna e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor kanë vizituar disa nga shkollat në komunën, shkolla ku po bëhen investime nga komuna e Deçanit në infrastrukturën shkollore. Në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” po ndërtohet Qendra e Orientimit në Karrierë. Në Gjimnazin “V. Frashëri” po mbyllet urë-lidhja në mes të objektit të shkollës dhe sallës së edukatës fizike. Po ashtu në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kuvendi i Verrave të Llukës” dhe “Esat Mekuli” po ndërtohen depotë e druve për ngrohje. Si dhe në Shkollën  Fillore të Mesme të Ulët “L. Selimi” në Lumbardh, po ndërtohet objekti i ri i shkollës.

Kryetari Ramosaj tha se investimet të tilla do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera.

Fotografia e Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …