leoni

Covid

6 të shëruarit nga koronavirusi në Kosovë janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri prej këtyre i moshës 80-vjeçare

Infektologu Valbon Krasniqi thotë se në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikën Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri prej këtyre i moshës 80-vjeçare. Sipas tij, ky është një fillim i mirë që i frymëzon profesionistët e i bën të besojnë se jemi në rrugë të mirë. Megjithatë, doktor Krasniqi kujtoi se periudha më e rëndësishme është përpara nesh. Ai thekson se nuk duhet të bëhemi shembull si shtetet e tjera, pa e apostrofuar asnjë, por te bëhemi shembull i vetvetes, të b ëhemi shembull i mirë edhe për të tjerët. Krasniqi tha se këtë mundësi e kemi, andaj duhet ta shfrytëzojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …