Nga qytetet e Kosovës po përgatitet një nisje e madhe drejt Tiranës. Rreth 60 autobusë do të udhëtojnë më 17 tetor për të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare, që kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se kjo është një protestë paqësore, por e fuqishme në mesazh: “60 autobusë do të nisen prej vendeve të ndryshme të Kosovës për të marrë pjesë në këtë protestë,” – deklaroi ai. Pas protestave në Prishtinë dhe para Gjykatës në Hagë, tash, zëri i Kosovës do të dëgjohet në Tiranë — si një thirrje e bashkuar për liri, dinjitet dhe drejtësi për çlirimtarët e saj.
