7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe përvjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

Më 7 mars shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare hapja e shkollës së parë shqipe më 7 mars 1887 në Korçë. Kjo shkollë u drejtua nga rilindësi dhe arsimuesi i njohur Pandeli Sotiri, i cili luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe. Ai kishte marrë mësimet e para në Qestorat nga mësuesi patriot Koto Hoxhi dhe në këtë mision u mbështet edhe nga rilindësi Petro Nini Luarasi. Hapja e kësaj shkolle ishte një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, në një kohë kur në trojet shqiptare dominonin shkollat e huaja, veçanërisht ato greke dhe fetare. Sot, 7 Marsi përkujtohet si Dita e Mësuesit dhe simbol i përkushtimit të brezave të arsimtarëve për arsimin dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, mbahet Akademi Përkujtimore për prof. Ahmet Qeriqin, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, të burgosurit politik dhe drejtorit të RKL-së

Nesër, mbahet Akademi Përkujtimore për prof. Ahmet Qeriqin, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të …