7 të shëruar dhe 1 rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, janë shëruar 7 persona dhe 1 rast i ri ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kjo është konfirmuar në bazë të rezultateve zyrtare të publikuara nga IKSHPK, dhe në njoftimet zyrtare të komunikimit me komunën. Numri i rasteve aktive është 40 raste. Rasti i ri i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Carrallukë. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur është regjistruar rasti e i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 179 persona, të cilët janë konfirmuar nga IKSHPK, ndërsa 126 prej tyre janë shëruar, 40 raste janë aktive, kurse 13 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë Gjenerata e parë e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” (1967–1971)

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata …