Filloi rregullimi i tri rrugëve në Burim, ndërsa në Fshatin e Ri, asfaltohen të gjitha rrugët

Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot ka filluar hapja dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Burim, ndërsa në Fshatin e Ri, ka përfunduar asfaltimi i të gjitha rrugëve, duke e kompletuar infrastrukturën rrugore në këtë fshat. Në fillimin e punimeve në fshatin Burim, ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe anëtari i KK të Malishevës, nga ky fshat, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe banorët e lagjeve ku do të rregullohen rrugët, dhe i kanë uruar ata për rrugët e reja. Po ashtu në Fshatin e Ri, ka përfunduar asfaltimi i të gjitha rrugëve të cilat kishin filluar të rregullohen ditë më parë. Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë, të cilat janë hapur dhe janë asfaltuar. Këtë fshat gjithashtu e ka vizituar drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ku ka inspektuar punimet e kryera.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …