7 të shëruar dhe 1 rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, janë shëruar 7 persona dhe 1 rast i ri ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kjo është konfirmuar në bazë të rezultateve zyrtare të publikuara nga IKSHPK, dhe në njoftimet zyrtare të komunikimit me komunën. Numri i rasteve aktive është 40 raste. Rasti i ri i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Carrallukë. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur është regjistruar rasti e i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 179 persona, të cilët janë konfirmuar nga IKSHPK, ndërsa 126 prej tyre janë shëruar, 40 raste janë aktive, kurse 13 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …