Filloj procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e 10-ta, drejtori Aliu përcolli nga afër këtë proces

Pas fillimit të procesit të regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të, Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar sot shkollat e mesme të larta për të parë nga afër këtë proces. Ai ka vizituar në qytetin e Vitisë sot ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhëse” Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”. Drejtori Aliu gjithashtu ka vizituar edhe Shkollën e Mesme të Lartë Mikse “ Konresi I Manastrit” Pozheran. Me këtë rast ai ka bërë me dije se Komuna e Vitisë ka bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në këto shkolla dhe ju bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të shfrytëzojnë mundësitë që ju ofrohen në këto shkolla dhe të ju bëhen pjesë e saj me qëllim që të jenë të përgatitur për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …