Brickos

Të shtohet kujdesi, virusi akoma është i ashpër

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë bën thirrje për kujdes të shtuar, sepse gjendja epidemiologjike është e cenuar dhe virusi akoma është i ashpër dhe përditë po merr jetë njerëzish. KKMSH ka shprehur keqardhje për vdekjen e dy qytetarëve nga Pozherani dhe Mogilla, duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Zuka dhe Ademi, kolegëve dhe miqve të tyre. Kryetari Sokol Haliti ka thënë në takimin e sotshëm të KKMSH-së se institucionet komunale në bashkëpunim edhe me mekanizmat tjerë, që nga fillimi i pandemisë, po bëjnë më të mirën e mundshme, për ta mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për të ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët. Sipas komandantit të Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, Plani Operativ anti-Covid është duke u zbatuar. Sipas tij, Policia në bashkëpunim me Inspektoratin po vazhdojnë monitorimin e zbatimit të masave në fuqi dhe po shqiptojnë dënime për ata që i shkelin ato.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …