78 deputetë kanë votuar pro rezolutës për lirimin e Ramush Haradinajt

78 deputetë kanë votuar pro rezolutës për lirimin e Ramush Haradinajt

Shefat e Grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës janë pajtuar për votimin e një  Rezolute, përmes së cilës kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt nga izolimi ku po mbahet në Francë prej më shumë se dy muaj.  Tekstin e rezolutës e ka lexuar shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj, ndërsa shefi i deputetëve të Vetëvendosjes,  Glauk Konjufca ka bërë të ditur se rezoluta është ndryshuar me ndërhyrjen e partive në pushtet, LDK-PDK. 78 deputetë kanë votuar për ndërsa një ka votuar kundër. Me anë të kësaj rezolute parashihet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e kryetarit  të AAK-së Ramush Haradinaj.

Rezoluta e plotë  Lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë.

Lirimi pa kushte i ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.

Të pezullohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga BE-ja, që ta detyron Serbinë për t’i anuluar të gjitha aktakuzat dhe fletë arrestete lëshuara nga Serbia, përmes Interpolit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës obligohen që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të informojë të gjitha instancat ndërkombëtare se,”…refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë”, dhe konform kësaj të kërkojë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …