Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën e rregullt plenare me disa pika të rendit të ditës. Në rend ditë janë dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai është thirrur në interpelancë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren. Po ashtu Haradinaj sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është thirrur në interpelancë lidhur me vendimin për rritjen e pagave për kabinetin e tij qeveritar dhe për pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
