Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Sot bëhen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të pavarësisë së Kosovës

Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi ishte lexuar nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …