Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë edhe këtë vit e organizon konferencën tradicionale kombëtare të shkencës “Java e shkencës, 2018”. Konferenca organizohet në nëntë seanca tematike nga të gjitha fushat e shkencës në të cilat do të prezantojnë arritjet e tyre shkencore 250 shkencëtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. MAShT fton të tërë komunitetin shkencor, mediat dhe të interesuarit e tjerë të marrin pjesë në punimet e kësaj konference.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
