Nuk u mbajt mbledhja e KPF-së për mungesë kuorumi

Ndonëse ishte paraparë që të mbahet mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politik e Financa e komunës së Vitisë, megjithatë ajo nuk u mbajt për shkak të kuorumit, pasi që anëtarët e këtij komiteti nga radhët e opozitës, bojkotuan mbledhjen. Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë Naim Pira, theksoi se ky bojkotim është bërë pa asnjë paralajmërim nga ana e opozitës. Ai ndërkohë ka apeluar tek anëtarët e KPF-së, që ti kthehen punës dhe të vazhdohet me procedimin e pikave të parapara për Kuvend, sepse bojkoti nuk është mënyrë e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …