leoni

Kryetari Ramosaj, mbajti debatin e parë publik me qytetarë për vitin 2019

 

Në sallën e Asamblesë Komunale, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarë, ku para tyre shpalosi punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës Janar-Qershor 2019. Në fillim të debatit kryetari Ramosaj, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën Janar-Qershor 2019 dhe për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe për projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2019. Në debat të pranishëm ishin, asamblesit të zgjedhur, këshillat e fshatrave dhe të qytetit përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, kanë parashtruar pyetjet e tyre, kanë komentuar dhe lavdëruar punën e kryetarit po ashtu janë interesuar për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe dhe ato që janë planifikuar të realizohen në vazhdimësi. Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë përgjigjjje, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet më 30 qershor

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka thirrë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të …