Në 17 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Avdullah Kodra

Më rastin e 17 vjetorit të rënies u përkujtua dëshmori Avdullah Kodra me homazhe dhe tubim përkujtimor. Në nderim të veprës së tij, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të dëshmorit në Prekaz të Poshtëm.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Nënkryetari Nura shprehu respektin e institucioneve lokale për kontributin e dëshmorëve për lirinë e Kosovës. Ai çmoi lartë kontributin e familjes Kodra dhe birit të saj Avdullahut në shërbim të ndërtimit të së tashmes dhe të ardhmes së brezave të rinj.

Në nderim të Avdullah Kodrës u shfaq edhe një program artistik nga artistët e rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …