2 dhe 3 prilli i vitit 1981 shënon kulmin e rezistencës së përgjithshme shqiptare me kërkesë për Republikën e Kosovës

2 dhe 3 prilli i vitit 1981 shënon kulmin e rezistencës së përgjithshme shqiptare me kërkesë për Republikën e Kosovës

2 dhe prilli i vitit 1981, shënojnë fillimin e rezistencës  së përgjithshme shqiptare të Kosovës në disa segmente të kryengritjes së armatosur, në Besi, ku nxënës, studentë e punëtorë të disa fshatrave të Llapit çarmatosen njësitë rezerviste të milicisë, që vinin si përforcime nga Serbia, me qëllim për t’i shuar me gjak protestat, në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës. Gjatë demonstratave e revoltave të fuqishme më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 kanë rënë dëshmorë:

Asllan Pireva, Naser Hajrizi,  Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu Nesimi Dervishdana dhe Sinan Sokol Bajrami.

Po atë dit kreu komunist i Jugosllavisë kishte marrë vendim për “Shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit” prej 3 deri më 18 prill, me ndalesë rigoroze të grumbullimit të më shumë se tre personave, dhe orë policore nga ora 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit. Në Kosovë ishin dislokuar mijëra forca të njësive speciale, rezerviste, forca të caktuara të Armatës dhe një klasë e tërë e agjentëve të sigurimit të shtetit.

Kreu politik i Kosovës, revoltën protestat dhe rrëmbimin e armëve i kualifikoi si përpjekje për rrënimin e rendit kushtetues të RSFJ-së, si kundërrevolucion, ndërsa kërkesën Kosova Republikë si atak në politikën e bashkim vëllazërimit dhe patriotizmit jugosllav dhe si kërkesë reaksionare nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: MENDIMI POLITIK I PROFESOR FEHMI AGANIT PЁR VETЁVENDOSJEN E SHQIPTARЁVE TЁ KOSOVЁS

(Nё 25 vjetorin e vrasjes sё tij) Profesori shtron pyetjen: A kanё shqiptarёt tё drejtё …