leoni

Hapet "Ekspo TriSAV" në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar

Hapet “Ekspo TriSAV” në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar

Në një mbrëmje mes miqsh, të ftuar përfaqësues institucionesh, pedagogë dhe dashamirës të artit, gazetarë, kolegë e familjarë, fëmijë e të rritur u hap ekspozita trio “Ekspo TriSAV ” në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita ishte një bashkim i tre kursanteve të Sidi Education, Alina Buzi, Sara Hysolli dhe Valentina Gaxholli, e quajtur ndryshe me emrin e saj artistik, ValArt.

Prej këtij bashkimi mori jete dhe ideja e emërtimit të ekspozitës treshe së bashku me akronimet e të reja talenteve S – Sarës, A- Alinës dhe V – Valentinës. Ku si element grafik identifikues ishin gjetur 3 petalet e tërfilit, petalia e katërt ishte dedikuar kuratorit të ekspozitës dhe kjo e bënte të veçantë ashtu sikurse është po aq e veçantë dhe gjetja lules së tërfilit me 4 petale.

Ky element ishte si një ogur i mirë e fatsjellës i vajzave i cili u solli një sukses në ballafaqimi e tyre të parë, në një ekspozitë treshe.

Gjatë hapjes së ekspozitës drejtori i Qendrës së Sidi Education, z. Arjan Veliu në fjalën e tij vlerësoi krijimtarinë e nxënseve dhe si një mënyrë motivimi ishte menduar dhënia një medalje “Artistja e së ardhmes” me motivacionin për arritje të shkëlqyera në krijimtari gjatë kursit të pikturës pranë qendrës “Sidi Education” dhe finalizimin me sukses të ekspozitës trio “Ekspo TriSAV”.

Një përshëndetje të veçantë për këtë aktivitet e bëri dhe sociologia e mirënjohur znj. Entela Binjaku ku çmoi punë bërë ndër vite dhe elementet artistik paraqitura në këtë ekspozitë. Gjithashtu inkurajoi vajza që të mos ndalen  në ballafaqimin e artit të tyre me kritikën dhe publikun.

Ndërkohë kuratori i ekspozitës njëkohësisht dhe mësuesi i tyre i artit z. Olger’t Rakipllari u shpreh:
– Është një kënaqësi e veçantë, që pas një pune shumë impenjative, disa vjeçare, të shohësh, se si nxënëset e tua të ndërmarin iniciativën të dalin përpara publikut, e të ballafaqohen me krijimtarinë e tyre, me artdashës dhe kritikë të saj.

Bashkimi i tre nxënëseve, Alinës, Sarës dhe Valentinë,s është një bashkim sa i natyrshëm, po aq dhe kompleks.

Natyrshëm sepse talenti, pasioni dhe këmbngulja për t’u rritur profesionalisht i kanë bërë që të punojnë fort dhe të kenë jo vetëm një numër të lartë krijimesh por dhe tepër cilësore nga ana profesionale.

Kompleks, pasi përfaqësojnë tre stade të rëndësishme drejt rrugës së vështirë të artit. Alina me stadin e fillesave të para ku një fëmijë nis të tregoj interesin e parë për artet dhe të shfaqi talentin për artet e bukura. Sara drejt fillimit të edukimit të përgjithshëm artistik me Liceun Artistik dhe Valentina në stadin e tretë atë të përcjelljes së njohurive përmes pedagogjisë speciale, në një fushë shumë të bukur të arteve, që është, ajo e terapisë së artit me fëmijët, me aftësi ndryshe.

Në emër të tre autoreve të ekspozitës i përshëndeti të ftuarit dhe publikun Valentina Gaxholli ku mes emocionesh u shpreh se si lindi bashkëpunimi i natyrshëm mes tyre. Ajo si një mësuese e arsimit special theksoi se arritjet e kësaj ekspozite ia dedikonte fëmijëve me aftësi speciale e veçanërisht vajzës së saj si një nënë e një fëmije po kaq speciale.

Në këtë mbrëmje u ekspozuan për publikun rreth 150 punime në disa fusha dhe teknika të ndryshme artit, si vizatime, piktura, grafika etj.

Nën tingujt e muzikës me violinçelistin Remino Sula, artëdashësit shijuan krijimet artistike pranë ambienteve të Muzeut Historik Kombëtar.
Ekspozita qëndron ende e hapur për publikun e gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …