Kryetari i Malishevës organizoi aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, sot është organizuar një aksion për dhurim vullnetar të gjakut, nga punëtorët e administratës komunale dhe qytetarë të Komunës së Malishevës.

Jo vetëm si iniciues i këtij aksioni, por kryetari Kastrati ishte në mesin e dhuruesve të shumtë të gjakut. “U jam shumë mirënjohës administratës së Komunës dhe qytetarëve të Malishevës që sot i janë përgjigjur pozitivisht këtij aksioni vullnetar e tejet human. Për faktin se duke dhuruar gjak, ne ndihmojmë të tjerët, nisma të tilla do të ndërmarrim kohë pas kohe”, është shprehur kryetari Kastrati.

Fotografia e Komuna Malishevë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …