Digjen dhjetëra hektarë pyje në fshatrat Bubël, Damanek, Mleqan dhe Pllaqicë, kryetari Kastrati bën thirrje për kujdes të shtuar

Gjatë ditës së diele janë përfshirë nga zjarri malet në fshatrat Bubël, Damanek, Mleqan dhe Pllaqicë, me ç’rast, janë djegur dhjetëra hektarë. Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, si dhe drejtori për  Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, të cilët bashkë edhe me banorë të shumtë u kanë ndihmuar ekipeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit të cilët kanë intervenuar në shuarjen e tyre.

Lidhur me këto zjarre, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përsëri ju ka  bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të tregojnë vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre të tilla në të ardhmen.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, gjatë tërë ditës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në malet e këtyre fshatrave, pasi zjarri, i ndihmuar edhe nga erërat, ka bërë që të digjen me dhjetëra hektarë me pyje.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …