Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka arritur t’ i bind për një takim në Stamboll, kryetarin e Rusisë, Putin dhe atë të Ukrainës, Zelenskij

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike që kreu ditën e djeshme me kryetarin e  Vladimir Putin, i kërkoi atij armëpushim dhe kushte të mira për civilët pas pushtimit të Ukrainës. Erdogan ia bëri me dije kryetarit Putin rëndësinë e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, fillimin e paqes dhe krijimin e kushteve të mira humanitare në të gjithë rajonin. Erdogan  tha më tej se Turqia do të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin. Zyra presidenciale njoftoi  po ashtu se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e radhës tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës,  në Stamboll.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …