Adil Fetahu

ADIL FETAHU: REZOLUTA FAMËKEQE QË U MBAJT NË PRZREN, MË 8 9 e 10 KORRIK TË VITIT 1945 I

Ideja, dëshira dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë kanë synuar gjithë herë bashkimin trojeve dhe të  kombit. Kjo ide është zhvilluar sidomos në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare, kur e detyruan edhe Perandorinë Osmane të pranonte formimin dhe bashkimin e katër vilajeteve shqiptare, në një vilajet shqiptar, përkohësisht nën suverenitetit  të Sulltanit Por, kur shqiptarët këtë e arritën me luftë, deri sa arritën në Selanik, monarkitë sllavo-ortodokse: serbe, malazeze, bullgare e greke, të frikësuara nga formimi i një shteti të madh shqiptar në Gadishullin ilirik, në Luftën ballkanike (1912), sulmuan trojet shqiptare të cilat ishin akoma nën pushtimin Osman, pushtuan Kosovën,  Veriun e Shqipërisë, Malësinë e Plavë-Gucisë, Maqedoninë me pjesën shqiptare dhe Çamërinë. Këto pushtime ua përligji dhe njohu Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913).

Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me pushtuesit, por gjithnjë  luftuan, bënë rezistencë aktive e passive, me intensitete e intervale të ndryshme, varësisht nga kushtet dhe rrethanat.

Pas pushtimit (tetor 1912), Kosova vetëm një kohë të shkurtër ishte nën pushtimin e Serbisë, sepse së shpejti shpërtheu Lufta e Parë Botërore, ushtria e Austro-hungarisë e përzuri ushtrinë e Serbisë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Serbia, e cila duke iku për në ishullin Korfuz, nëpër territorin e Shqipërisë së Veriut bëri masakra në popullsinë shqiptare.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe formimit të Jugosllavisë së Versajes (1 dhjetor 1918), e ashtuquajtur Konferenca e Paqes përsëri trojet shqiptare i la nën pushtuesit e para asaj lufte. Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan të mbesin nën pushtuesit, prandaj deri më 1924 zhvilluan luftë të armatosur kundër regjimit të ri (Lëvizja kaçake).

Luftën e Dytë Botërore (1941-1945), shqiptarët e konsideruan si çlirim të tyre nga pushtuesit serbo-malazez, pasi u çliruan nga dhuna e regjimeve, fituan  lirinë e lëvizjes, hapjen e shkollave dhe përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe në administratë. Por, as kjo periudhë e lirisë (liri i thënqin, nën pushtimin e fashizmit dhe nazizmit italo-gjerman!), nuk zgjati shumë, pasi forcat e koalicionit anglo-amerikane e ruse, e thyen makinerinë e ushtrisë së koalicionit Romë-Berlin-Tokio.

Populli ynë e ka një metaforë, që thotë: “E mbyti ujku, e hangrën qentë”! Kjo metaforë i shkon për shtati rastit të çlirimit të Jugosllavisë nga pushtimi italo-gjerman, pasi që forcat e aleancës anglo-amerikane e ruse, e sidomos Ushtria e Kuqe ruse, bënë të mundur çlirimin e Jugosllavisë. Forcat partizane të popujve të Jugosllavisë, ishin vetëm në rolin e zagarëve për ndjekjen e gjahut. Sepse, ato më tepër zhvilluan luftë civile midis frakcioneve të ndryshme: kundër çetnikëve, lotiçeVstëve e ballistave, se sa me gjermanët dhe Italianët.

 

AVNOJ-i dhe formimi i Jugosllavisë së Dytë

Pasi forcat e koalicionit antifashist e kishin thyer e dërmuar ushtrinë gjermane dhe pjesa më e madhe e territorit të Jugosllavisë ishte çliruar, krerët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe të të ashtuquajturës Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, në krye të të cilave ishte Josip Broz Tito, në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëta të Jugosllavisë  (KAÇKJ/ srb.AVNOJ), që u mbajt në Jajcë të Bosnjes (26-29 nëntor 1943), i vunë themelet e Jugosllavisë federative, të 5 kombeve e gjashtë republiave. Në atë mbledhje nuk muerën pjesë përfaqësues të Kosovës, të Sanxhakut as të Vojvodinës, edhepse në aspektin e organizimit partiak dhe ushtarak ishin krahina të veçanta politiko-territoriale dhe ushtarake gjatë luftës 1941-1943. Krahas luftës, të gjitha krahinat (atëherë edhe  territoret e republikave të mëvonshme quheshin krahina, në aspektin e organizimit partiak dhe ushtarak), u formuan të ashtuquajturat këshilla nacional-çlirimtare, si bartëse të pushtetit popullor.

Në Vendimin e AVNOJ-it për formimin e Jugosllavisë në parime federative, thuhet se kjo “mbështetet në të drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosje, duke përfshirë edhe të drejtën e shkëputjes ose të bashkimit me popujt e tjerë dhe në pajtim vullnetin e vërtetë të të gjithë popujve të Jugosllavisë, të dëshmuar gjatë luftës së përbashkët trijveçare”. Ç’është e vërteta, në pikën katër të atij Vendimi thuhet se: popujve pakicë iu garantohen të gjitha të drejtat nacionale”. Por, në Kosovë, si njësi e veçantë partiake dhe ushtarake gjatë luftës, Shqiptarët nuk ishin  as  nuk përmendeshin si pakicë.

Në historiografi dhe në teorinë juridike, AVNOJ-i konsiderohet si akt konstituimi i shtetit të Jugosllavisë, i cili në vazhdim është ndërtuar e ka marrë formën.

Mbështetur në këto gënjeshtra e premtime,  strukturat e partisë dhe të ushtrisë nacional-Çlirimtare të Kosovës e Dukagjinit, organizuan dhe mbajtën Konferencën e parë të Këshillit Nacional-Çlirimtar për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, në të cilën, pas një analize  dhe konstatimeve të gjendjes së përgjithshme,  pjesëmarrësit  miratuan Rezolutën, në të cilën shprehen njëzërit  për bashkimin e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit me Shqipërinë amë. Në pjesën që ka të bëjë me deklarimin (vendimin) për bashkimin e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit me Shqipërinë, thuhet:

“Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni. Prandja e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugnë e drejtë që duhet me ndekë ppoulli shqiptar për me realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme pra që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshittë Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavis kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptarë, do të kenë mundësi me vetvendosë mbi fatin me të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje. Grancija për kët asht ushtrija Nacional-Çlirimtare e Jugosllavis dhe ushtrija Nacinal-Çlirimtare e Shqipnis, me të cilën ngushtësish asht e lidhun. Përveç këtyne për kët garantojnë aleatët t’onë të mëdhej Bashkimi Sovjetik, Anglija e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Gryka e Shpëtimit do ta mbijetojë luftën falë organizimit dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë (E martë 11 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Gryka e Shpëtimit do ta mbijetojë luftën falë organizimit dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë (E martë 11 maj, 1999)

Ashtu sikurse jam marrë vesh paraprakisht me Nezir Myrtjan, sot nuk kam shkuar në Berishë. …